Policia e Nikshiqit i ka dëbuar tetë shtetasë të Serbisë të cilët ishin angazhuar një kohë të gjatë në fushatat e partisë serbe në Mal të Zi, Fronti Demokratik, si “këshilltarë dhe ekspertë mediatikë”, transmeton gazeta malazeze “Vijesti”.
Koalicioni për Ardhmërinë e Nikshiqit, i të cilën e udhëheqë FD, pretendon se” ky është një sulm klasik ndaj njerëzve nga Serbia të cilët qëndronin në Nikshiq në mënyrë plotësisht legale”.
Presidenti i Demokracisë së Re Serbe (DRS), Andrija Mandiq, ka deklaroi se partia do të paraqesë padi penale kundër kreut të Qendrës së Sigurisë në Nikshiq dhe kryetarit të asaj komune, Millutin Simoviq, për, siç pohon ai, “ndërhyrjen brutale të policisë në zgjedhjet në atë qytet”, njoftoi RTCG.
“Duke dëbuar miqtë tanë nga Serbia, të cilët ishin pajtuar nga DRS për të na ndihmuar rreth data-bazave, përmirësimit të infrastrukturës së partisë dhe trajnimit të aktivistëve të partisë, është vetëm një veprim tjetër barbar i PDS-së së Gjukanoviqit”, ka shkruar Mandiq në Twitter ./Insajderi.org.