Policia me aksion për kontrollimin e mjeteve të rënda në komunikacion - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia me aksion për kontrollimin e mjeteve të rënda në komunikacion

    Insajderi
    06 May 2025 - 11:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e trafikut rajonal – Prishtinë, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës – Drejtorinë e Rrugëve, ka filluar zbatimin e një plani operativ me fokus kontrollin e mjeteve të rënda – kamionëve në rajonin e Prishtinës, ka njoftuar Policia e Kosovës.

    Ky plan synon të rrisë sigurinë në trafikun rrugor, të parandalojë aksidentet që përfshijnë mjete të rënda dhe të sigurojë respektimin e kritereve ligjore dhe teknike që rregullojnë këtë kategori të automjeteve.

    Kontrollet po zhvillohen në pika të përcaktuara me rëndësi, ku po verifikohet gjendja teknike e mjeteve, pesha e ngarkesës, dokumentacioni i nevojshëm si dhe respektimi i orarit të drejtimit nga ana e shoferëve.

    Policia e Kosovës dhe Ministria e Infrastrukturës kërkojnë nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të jenë të kujdesshëm, të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë në sigurinë e përgjithshme rrugore.

    Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark