Stacioni Policor në Viti, sot në qytetin e Vitisë kanë zhvilluar një aktivitet i përbashkët me nxënës të shkollës së mesme teknike ‘’Jonuz Zejnullahu’’.
Ky aktivitet kishte si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rregullat e trafikut dhe rëndësinë e sjelljes së sigurt në rrugë.
“Nxënësit patën mundësinë të njihen nga afër me punën e Policisë, të bëjnë pyetje dhe të marrin informacione të dobishme mbi mënyrat e sigurta të lëvizjes në rrugë. Aktiviteti përfshiu demonstrime të situatave të ndryshme në trafik, si dhe aktivitete interaktive që angazhuan të rinjtë në mësimin e rregullave të sigurta të qarkullimit”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Ky aktivitet është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një kulture më të sigurt të qarkullimit rrugor dhe do të vazhdojë në të ardhmen me qëllim që të rritet ndërgjegjësimi dhe të ulët numri i aksidenteve në rrugë”.