
Një sasi armësh janë gjetur gjatë bastisjes në tri lokacione në Prishtinë e Fushë-Kosovë. Gjatë zhvillimit të operacionit në koordinim me prokurorinë u gjetën e u konfiskuan mes tjerash një kallashnikov, pistoleta, të holla e pasaportë serbe.
Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“IMPORT, EKSPORT, FURNIZIM, TRANSPORTIM, PRODHIM, KËMBIM, NDËRMJETËSIM OSE SHITJE E PAAUTORIZUAR E ARMËVE APO MATERIALEVE PLASËSE
Prishtinë-Fushë Kosovë 24.09.2025 – 06:00. Gjatë zhvillimit të një operacioni, në koordinim me prokurorinë, janë bastisur tri lokacione ku janë gjetur dhe konfiskuar: një arme zjarri AK-47, dy pistoleta, një revole laps, tre karikatorë, katër telefona, 58 fishekë, paisje DVR, 3920 euro, dy thika, dy SIM kartela, një pasaportë e Serbisë, një peshore elektrike, një llap top, dy kartela bankare, një maskë, një jelek për mbajtje të armëve të zjarrit. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.