Policia me detaje për aksidentin tragjik në autostradë: Shoferi nga pakujdesia shkaktoi vetëaksident – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia me detaje për aksidentin tragjik në autostradë: Shoferi nga pakujdesia shkaktoi vetëaksident

    Insajderi
    20 August 2022 - 08:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin me fatalitet që ndodhi dje në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku vdiq një person dhe u lënduan katër të tjerë.

    Sipas raportit 24 orësh, shoferi nga pakujdesia ka shkaktuar vetëaksident.

    Të lënduarit janë dërguar për trajtim në QKUK, derisa trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

    “AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET – Autostrada Ibrahim Rugova, KM56 (NN) 19.08.2022 – 13:30. Vozitësi mashkull kosovar nga pa kujdesia ka shkaktuar vet-aksident trafiku. Si pasojë, vozitësi ka humbur jetën dhe janë lënduar katër pasagjer kosovarë. Të lënduarit janë dërguar në QKUK, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark