Policia jep detaje tjera rreth testimit të kandidatëve për kadetë policor - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Policia jep detaje tjera rreth testimit të kandidatëve për kadetë policor

    Insajderi
    20 February 2022 - 11:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje tjera për kandidatët për kadetë policor në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në Vushtrri, të cilët do t’i nënshtrohen testimit nga data 21 deri 28 shkurt, transemton Insajderi.

    Policia njofton kandidatët se hapësira brenda kësaj akademie mund të shfrytëzohet për parkimin e automjeteve e nëse hapësira brenda AKSP-së është e pamjaftueshme janë siguruar 150 vend-parkime afër palestrës sportive ,,Jeton Tërstena”,në Vushtrri.

    “Për mbarëvajtjen e trafikut dhe orientimin e kandidatëve, janë angazhuar zyrtarë policorë në udhëkryqet e rrugës nacionale Prishtinë-Mitrovicë, andaj për çdo informatë kandidatët mund t`iu drejtohen zyrtarëve policorë. Me qëllim të lehtësimit të gjetjes së lokacionit të AKSP-së, kandidatët mund të përdorin skicën e rrugës nacionale Prishtinë-Mitrovicë deri te objekti i AKSP-së, të bashkëngjitur me këtë informacion”, thuhet në njofitm.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark