×
  • Lajme
  • Lajme

    “Policia me ndihmën e FSK’së dhe zjarrfikësve…”- Sveçla shkruan për tragjedinë me tre të vdekur në Badovc

    Insajderi
    06 October 2024 - 13:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është deklaruar lidhur me rastin ku kanë humbur jeta tre persona si pasojë e rënies me veturë në Liqenin e Badovcit.

    Sveçla, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se Policia e Kosovës bashkë me FSK’në dhe zjarrfikësit kanë intervenuar në vendngjarje duke nxjerrë trupat e të njderëve dhe veturën, shkruan Insajderi.

    “Mbrëmë pas mesnatës në një vetaksident gjeten vdekjen tre të rinj, prej të cilëve dy tashmë janë identifikuar. Në vend të ngjarjes menjëherë pas aksidentit ka intervenuar Policia e Kosovës e cila me ndihmën e FSK-së dhe zjarrëfikësve ka nxjerrë veturën nga Liqeni i Badovcit dhe trupat e të ndjerëve. Aktualisht, ekspertët e fushës janë duke bërë hetime për shkakun e aksidentit”, thotë Sveçla.

    Ministri ka bërë thirrje tek të gjithë qytetarët për vozitje të kujdesshme. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark