Policia me njoftim të ri, nga 3 prilli gjobat e trafikut do të dërgohen në adresën e pronarit të automjetit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia me njoftim të ri, nga 3 prilli gjobat e trafikut do të dërgohen në adresën e pronarit të automjetit

    Insajderi
    01 April 2025 - 15:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se nga data 3 Prill 2025, do të fillojë dërgimin e gjobave të trafikut në adresë të pronarit të automjetit për kundërvajtjet e identifikuara përmes kamerave dhe radarëve.

    “Si do të dërgohen gjobat?

    ✅ Përmes Postës së Kosovës 📬

    ✅ Përmes platformës e-Kosova 💻

    🛑 Çka duhet të dini?

    🔸 Pronari i automjetit do të pranojë gjobën në adresën e tij.

    🔸 Nëse ai nuk ishte drejtuesi i mjetit në momentin e shkeljes, është i detyruar të sigurojë të dhënat e shoferit.

    🔸 Mosdorëzimi i këtyre të dhënave sjell masa ligjore për personat fizik dhe juridik sipas nenit 254 të Ligjit nr. 08/L-186.

    💰 Lehtësira për qytetarët

    ✅ Përfitoni -50% zbritje në pagesë, nëse e paguani brenda afatit ligjor!

    ✅ Keni të drejtën e ankesës nëse nuk pajtoheni me gjobën.

    🚗 A keni shitur një automjet?

    Nëse nuk e keni më në pronësi një automjet, njoftoni autoritetet dhe transferoni pronësinë, për të shmangur gjobat dhe shqetësimet e panevojshme”, njofton Policia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark