Policia me operacion në disa rajone kundër trafikimit me narkotik dhe krimeve kibernetike, detaje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia me operacion në disa rajone kundër trafikimit me narkotik dhe krimeve kibernetike, detaje

    Insajderi
    03 June 2025 - 14:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në orët e hershme të mëngjesit në rajonet e Prishtinës, Pejës dhe Gjilanit ka filluar një operacion policor kundër veprimtarive të lidhura me drogën dhe krimet kibernetike.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka konfirmuar se janë kontrolluar disa lokacione në kuadër të këtij operacioni.

    “Pas një pune operative dhe hetimore, nga zyrtarët e Departamentit të Hetimeve të Policisë së Kosovës (PK), nën autorizimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), sot në orët e hershme të mëngjesit është realizuar një operacion i suksesshëm policor. Gjatë këtij operacioni policor janë kryer kontrolle në tri rajone të Kosovës që përfshijnë një numër të konsiderueshëm të lokacioneve të ndryshme, kundër trafikimit me narkotik dhe krimeve kibernetike”, tha ai.

    Ndërkohë nuk janë dhënë detaje se a ka të arrestuar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark