Gazetari i Klan Kosovës është liruar pas intervistimit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazetari i Klan Kosovës është liruar pas intervistimit

    Insajderi
    01 September 2016 - 10:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dibran Istrefi gazetari i Klan Kosovës u lirua pas intervistimit nga policia e Kosovës.

    Ai tha se policia e kishin ndaluar për shkak të dyshimit se ka marrë pjesë në protestën e Lëvizjes Vetëvendosje të zhvilluar javën e kaluar në Mitrovicë para shtëpisë së kryeparlamentari Kadri Veseli.

    dibran

    “Ata dyshonin se se kam dëmtuar një veturë të policisë. Unë i tregova se  se ditën e protestës unë kam qenë duke trajtuar dy tema tjera në Klan Kosova që nuk kanë pasur të bëjnë asgjë me protestën, pasi që atë e ka përcjellë një gazetar tjetër i Klanit. Pas intervistimit ata më liruan nga ndalimi”, tha Istrefi.

    Policia ndalon gazetarin e Klan Kosovës

    Policia e Kosovës para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, ka ndaluar gazetarin e Klan Kosovës, Dibran Istrefi.

    Siç njofton televizioni Klan policia u ka thënë se gazetari Istrefi dyshohet për një vepër penale që nuk lidhet asgjë me zhvillimet rreth protestës se paralajmëruar nga Lëvizja Vetëvendosje.

    Reporteri i këtij  televizioni që ka qenë bashkë me Istrefin në momentin e ndalimit nga policia ka  njoftuar se gazetari “është në orar të punës i paisur me bexh dhe është i ngarkuar për të percjellë zhvillimet jashtë kuvendit”. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark