Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra.
Sipas njoftimit, njësia policore patrulluese në fshatin Seqishtë të Hanit të Elezit, ka ndaluar një automjet me targa vendore – postë e shpejtë, ku janë hasur mallra që dyshohet të jenë kontrabanduara.
“Gjatë kontrollit janë gjetur: tekstil, këpucë, pajisje elektronike etj. Me urdhër të prokurorit kujdestar, iniciohet rasti ‘kontrabandim me mallra’, malli konfiskohet dhe i dorëzohet pikës doganore, ndërsa personi i dyshuar lirohet ne procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti bëhet e ditur se është trajtuar nga njësitë përkatëse policore të Drejtorisë Rajonale Kufitare Lindje dhe Dogana e Kosovës.