Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka kapur gjashtë të dyshuar për vepra të ndryshme penale që ishin në kërkim, shkruan Gazeta Insajderi.
Ndër ta është kapur edhe një serb në Jarinjë i cili ishte në kërkim për krime të luftës kundër popullatës civile në Kosovë.
Më poshtë i keni të gjitha arrestimet nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës:
KRIME LUFTE/ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
PKK Jarinje. Me datë 08.12.2021 në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një mashkull serb shtetas i Serbisë me dyshimin për përfshirje ne veprën penale Krime Lufte kundër popullsisë civile. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar ne mbajtje.
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
· Rr. Tirana, Prizren 08.12.2021 – 11:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në qendrën e paraburgimit
· Rr. Dragomani, Prizren 08.12.2021 – 11:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në qendrën e paraburgimit
· Fsh. Billush, Prizren 08.12.2021 – 16:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në qendrën e paraburgimit.
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Hani i Elezit 08.12.2021 – 09:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Fsh. Drobesh, Viti 08.12.2021 – 12:10. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në qendrën e paraburgimit.