Policia në aksion për lirimin e plazhit të Velipojës, Rama: Për një sezon turistik të sigurt - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia në aksion për lirimin e plazhit të Velipojës, Rama: Për një sezon turistik të sigurt

    Insajderi
    29 July 2025 - 10:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm pamje nga plazhi i Velipojës, ku shihen efektivët e policisë dhe IMT-së në aksionin për lirimin e hapësirave publike.

    Sipas kreut të qeverisë ky aksion bëhet me qëllim garantimin e një sezoni turistik të sigurt në çdo cep të bregdetit tonë.

    “Mirëmëngjes dhe me Velipojën ku është përditë e lartë gatishmëria për të garantuar hapësirat publike e një sezon turistik sa më të sigurt e të rregullt në çdo cep të bregdetit tonë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas videos.

    Kujtojmë se aksioni për lirimin e hapësirës publike në të gjithë vendin nisi në fillim të muajit korrik nga Vlora, pas vizitës që kryeministri Edi Rama bëri në bashkinë e këtij qyteti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark