![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Një operacion policor nënë mbikqyrjen e Prokurorisë në Pejë ka vazhduar në Bogaj- Rugovë e Pejës. Deri tash janë identifikuar 8 objekte pa leje, kryesisht villa.
Në raportin që e ka siguruar Insajderi jepen detaje për këtë operacion.
Sipas këtij raporti janë inicuar tetë raste “Ndërtim pa leje” si dhe kanë mbetur edhe dy raste për verifkim.
“Patrolla jonë e sketorit e përbërë nga unë ZP Hazir Sefa hetues Valon Zeka një patroll e njësitit MJRSH e përberë nga ZP Halil Dreshaj , Beqir Krasniqi, Shpetim Gashi po ashtu prezent dhe pylltarët Kushtrim Nikqi, Jashar Hasaj kemi vepruar në zonën e Rugovës lidhur me ndërtimet pa leje. Patrolla jonë përveç që kemi inicuar tetë raste të datës 01/1/22 kanë mbetur edhe dy raste të verifikohen se a janë raste të inicuara mëparë ku rasti i parë ka qenë i inicuar dy herë për të njetitin lokacion 2021 DA 7123 dhe 2012 DA 1688 ndërsa rasti i dytë pas verifikimit ka qenë rast i ri i cili është inicuar tani me 2022 DA 2183 dhe në konsultim me prokuroren e shtetit Mirlinda Gacaferri rasti si i tillë inicohet si ndërtim pa leje ”, thuhet në raport.
Burime të Insajderit bëjnë me dije se ky operacion, i realizuar nga policët Hazir Sefa dhe hetus Valon Zeka ka qenë i ashpër me qytetarët që dyshohet se kanë ndërtuar pa leje, por ka amnistuar një objekt të vëllait të një polici pejan.
Insajderi merr vesh se bëhet fjalë për villën e vëllait të oficerit Muhamet Kurboga.
Ky objekt, që sipas burimeve të Insajderit është në pronësi të vëllait të Policit Kurbogaj, në raport është shënuar si i paidentifikuar.
“Kanë mbetur edhe dy raste të verifikohen se a janë raste të inicuara mëparë ku rasti i parë ka qenë i inicuar dy herë për të njetitin lokacion 2021 DA 7123 dhe 2012 DA 1688 ndërsa rasti i dytë pas verfikimit ka qenë rast i ri i icli është inicuar tani me 2022 DA 2183“, thuhet në raportin e siguruar nga Gazeta Insajderi.
Në ketë raport ai është shënuar si N.N.
Insajderi ka kontaktuar Policinë në Pejë për të marrë një koment se pse objekti i cili, sipas burimeve të Insajderit, i përket vëllait të policit, nuk është shënuar në raport.
Deri tash në Polici nuk kanë komentuar por vetëm kanë thënë se informacionet janë përcjellur të Drejtoria e Policisë.
“Lidhur me kërkesën tuaj ne kemi dërguar atë në Stacion Policor ku kemi kërkuar informata për të hetuar rastin”, tha zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.