Policia: Në Drenas pati blerje votash e kanosje – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia: Në Drenas pati blerje votash e kanosje

    Insajderi
    04 December 2016 - 20:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka treguar se për zgjedhjet në Drenas, prej orës 07:00 deri më tani, nga zyrtarët policorë janë shoqëruar në stacione policore 7 persona.

    Prej tyre 5 si të dyshuar, ndërsa 2 në cilësinë e dëshmitarëve. Që të gjithë pas përfundimit të procedurave policore me urdhër të prokurorëve përkatës janë liruar.

    “Megjithëse kemi pasur raportime nga me të ndryshmet, me urdhër të prokurorisë të shtetit janë hapur tri raste: Kanosje; Dhënia ose marrje e ryshfetit lidhur me votim si dhe Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, njofton Policia e Kosovës.

    Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas janë mbajur sot, ndërsa vendvotimet janë mbyllurr reth orës 19:00. /Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark