Policia në Gjakovë ka arrestuar një person pasi i njëjti ka shtënë me armë zjarri në orët e vona të natës në rrugën “Donika Kastrioti”.
Bëhet e ditur se njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar një pistoletë me një karikator dhe 40 fishekë të kalibrit 9×19, një armë gjuetie me 5 fishekë dhe 12 gëzhoja.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari u lirua në procedurë të rregullt.