Policia në Gjermani ka zhvilluar bastisje herët në mëngjes në xhami, apartamente dhe zyra në dhjetë zona të Gjermanisë, ndërkohë që Qeveria ka ndaluar një grup të cilin e akuzon për përpjekje të rekrutimit të luftëtarëve për grupin militant Shteti Islamik, ka bërë të ditur ministria e brendshme.
Një zëdhënëse e ministrisë e përshkroi organizatën “Feja e vërtetë” si një rrjet mobilizues për grupin militant Shteti Islamik, megjithëse tha se nuk ka shenja se vetë po planifikonte sulme, njofton AP.
Ministri i brendshëm Thomas de Maiziere beson se grupi po nxiste urrejtje, tha ajo. Ministri do të bëjë një deklaratë më vonë gjatë ditës edhe për arrestimet dhe për ndalesën. (REL)