Policia në Gjilan ka shqiptuar një gjobë prej 300 eurosh, 3 pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike për një periudhë prej tre muajsh ndaj një vozitësi, i cili u kap duke vozitur me shpejtësi 137 km/h në një zonë ku kufizimi ishte 60 km/h.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka apeluar për respektimin e normave dhe ligjeve të trafikut rrugor nga vozitësit, duke theksuar rëndësinë e sigurisë në rrugë.