Policia në kërkim intensiv të sulmuesve me molotov - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia në kërkim intensiv të sulmuesve me molotov

    Insajderi
    13 March 2016 - 12:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës, ka dërguar raportin e punës në 24 orëshin e fundit duke ia bashkangjitur edhe një informacion shtesë që fokusohet në ngjarjet e fundit, mbi sulmet me molotov drejtuar veturave zyrtare dhe objekteve të institucioneve shtetërore apo të zyrtarëve shtetëror.

    Madje policia po thotë se është e fokusuar dhe po punon në mënyrë specifike në zënien e këtyre fajtorëve.

    “Policia e Kosovës po kryen hetime intensive edhe drejt identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuar të përfshirë në këto raste. Po ashtu sa i përket rasteve të dëmtimit-djegies së veturave zyrtare dhe atyre private të personaliteteve të ndryshme, Policia e Kosovës në të gjitha rastet bazuar në autorizimet ligjore është duke kryer hetime intensive”, thuhet në komunikatën e Policisë.

    Sipas këtij njoftimi, të gjitha dëshmitë relevante të konfiskuara në raste të caktuara, duke përfshirë edhe incizimet-kamerat janë duke u hetuar dhe analizuar nga njësitet kompetente, me qëllim të zbardhjes sa më parë të këtyre rasteve kriminale dhe sjelljes para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar të involvuar në këto raste.

    “Policia e Kosovës me qellim të parandalimit të rasteve të tilla kriminale, ka ndërmarr masa shtesë me shtimin e prezencën policore të uniformuar dhe të atyre në rroba civile”, thuhet në komunikatë nëpërmjet së cilës është bërë thirrje nga qytetarët që të ndihmojnë nëse kanë informacione për këtë sulme.

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark