Policia e Kosovës ka njoftuar se njësiti në Lipjan ka arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresë të gjykatës.
I njëjti dyshohet se për tentim vrasje, shkruan Insajderi.
“A. H, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, kërkohej me urdhëresë nga gjykata, pasi që i njëjti është dënuar me burgim (1 vit) për veprën vrasje në tentativë”, thuhet në njoftim.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i dyshuar është dërguar për vuajtje të dënimit.