Policia në Mitrovicë arreston 15 persona - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia në Mitrovicë arreston 15 persona

    Insajderi
    04 July 2025 - 22:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia ka njoftuar se janë arrestuar 15 persona në Mitrovicë pasi po planifikonin përleshje fizike mes dy grupeve, shkruan Insajderi.

    Sipas njoftimit zyrtar, njësitet policore të Stacionit Jug kanë vepruar me efikasitet pas pranimit të informatave operative për një konflikt të mundshëm. Policia ka identifikuar dhe lokalizuar dy grupet në dy lokacione të ndryshme, duke arritur të vendosë situatën nën kontroll para se të ndodhte përleshja.

    Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe po intervistohen në prani të prindërve dhe përfaqësuesve të Qendrës për Punë Sociale. Hetimet janë duke vazhduar në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorin e Shtetit.

    Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe ka ritheksuar përkushtimin për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark