Policia në Pejë arreston katër persona të dyshuar për zjarrvënie - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia në Pejë arreston katër persona të dyshuar për zjarrvënie

    Insajderi
    17 July 2025 - 15:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policiaka njoftuar se ka arrestuar katër persona në Pejë.

    Ata dyshohen për zjarrvënie.

    “Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejё, gjatё kёtyre ditёve ka ndërmarr masa ligjore ndaj të gjithë atyre individëve tё cilët kanë shkaktuar zjarre, qoftë qëllimisht apo përmes pakujdesisë së shfaqur në çfarëdo forme. Nё zonёn e pёrgjegjёsisё se Drejtorisë Rajonale tё Policisë nё Pejё, kanё ndodhur dёmё tё konsiderueshme nё fusha tё hapura (tё mbjella me grurё) dhe shtёpi. Gjithsejtë janё proceduar katёmbёdhjetё (14) raste tё zjarrёvenieve, janё arrestuar dhe intervistuar katёr (4) persona tё dyshuar, nё koordinim me prokurorin e Shtetit, janё dёrguar nё procedurё tё rregullt, ndёrsa pёr dhjetё (10) raste tё zjarrёvёnies janё dёrguar nё prokurorinё e Shtetit pёr procedura tё mëtutjeshme ligjore. Policia e Kosovёs falënderon tё gjithё qytetarёt tё cilёt nё forma tё ndryshme kanё njoftuar pёr zjarrёvёnie dhe kanё ndihmuar nё shuarjen e zjarrit nё lokacione tё ndryshme. “

    Policia ka bërë apel që të jenë të kujdesshëm.

    Apelojmë tё tё gjithё qytetarët tё rajonit tё Pejёs, qё maksimalisht tё jenё tё kujdesshёm nё çdo aktivitet qё mund tё shkaktoj zjarre gjatё përdorimit si (shkrepsa, cigare, grilla, zjarre nё natyrё etj)


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark