Policia njofton për arrestimin e një personi që po kërkohej, detaje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia njofton për arrestimin e një personi që po kërkohej, detaje

    Insajderi
    18 April 2025 - 16:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia ka njoftuar se është arrestuar një person në Shtime.

    “Njësitë policore të stacionit policor në Shtime kanë arrestuar sot, rreth orës 13:50 në fshatin Petrovë, një person të kërkuar nga gjykata.

    I arrestuari me inicialet L.H. (M/K), 25 vjeç, ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Vjedhje e pyllit”, për të cilën ishte dënuar me gjashtë (6) muaj burgim”, thuhet në njoftim, përcjell Insajderi.

    Pas përfundimit të procedurave të nevojshme dhe kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar për vuajtjen e dënimit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark