×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia njofton për dy persona të zhdukur në Gjilan dhe Prizren

    Insajderi
    29 June 2024 - 13:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë 24 orëve të fundit dy persona janë zhdukur në Gjilan dhe Prizren.

    Në Gjilan raportohet se është zhdukur një burrë.

    “Rr. Beteja e Koshares, Gjilan 27.06.2024 – 10:00. Më 28.06.2024 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në datën e cekur, ka dalë nga shtëpia babai i tij dhe nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e tij”, thuhet në njoftim.

    Ndërsa në Prizren, raportohet se është zhdukur një vajzë.

    “Fsh. Piranë, Prizren 28.06.2024 – 20:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”, njofton policia.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark