Në një prononcim për Insajderi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë se logoja e policisë është keqpërdorur dhe se lidhur me këtë është njoftuar prokuroria.
“Policia e Kosovës është në dijeni dhe ka informacione për shpërndarjen nga disa persona të caktuar, të fletushkave, ku keqperdoret edhe logoja e Policisë së Kosovës. Lidhur me këtë është njoftuar Prokuroria”, ka thënë Hoxha.
Hoxha ka thënë se Policia e Kosovës do të ndërmarr veprime në koordinim me institucionet e tjera të drejtësisë.
“Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmeren në konsultim dhe koordinim me prokurorinë kompetente bazuar në procedurat dhe autorizimet sipas ligjeve në fuqi”, ka thënë ai.
Partia opozitare, Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur sot, se kanë qenë aktivistët e saj ata që kanë shpërndarë sot afishe nëpër vetura të parkuara në kryeqytet. /Insajderi.com