Policia njofton se do t’i bllokoj disa rrugë për të kaluar eskorta e kyreministrit irlandez - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia njofton se do t’i bllokoj disa rrugë për të kaluar eskorta e kyreministrit irlandez

    Insajderi
    10 January 2024 - 16:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se do t’i bllokojë disa rrugë në kryeqytet pasi në Kosovë do të qëndrojë për vizitë dy ditore kryeministri irlandez, Leo Varadkar, përcjell Insajderi.

    Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore) nga aeroporti ndërkombëtar në drejtim të kryeqytetit, afër objekteve shtetërore si dhe të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta, ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, thuhet në njoftim.

    Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar, do të qëndrojë për vizitë dyditore në Kosovë nga data 10 deri më 11 janar 2024, së bashku me një delegacion shoqërues.

    Njoftimi i plotë i policisë:

    Njoftim për vizitën e Kryeministrit të Irlandës

    Prishtinë, më 10 janar 2023

    Nga data 10 deri më 11 janar 2024, në Republikën e Kosovës do të qëndrojë për vizitë zyrtare Kryeministri i Irlandës, zotëri Leo Varadkar së bashku me një delegacion shoqërues.

    Policia e Kosovës,  gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë.

    Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës së vizitës,  Policia e Kosovës  do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore) nga aeroporti ndërkombëtar në drejtim të kryeqytetit, afër objekteve shtetërore si dhe të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta, ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark