Policia operacion kundër armëve në pesë lokacione, arrestohen pesë persona - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia operacion kundër armëve në pesë lokacione, arrestohen pesë persona

    Insajderi
    16 September 2025 - 16:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion për armëmbajtje pa leje dhe tregtim të tyre në pesë lokacione të Kosovës. Pesë të dyshuar kanë rënë në pranga, teksa janë gjetur edhe armë.

    Në njoftimin e PK’së thuhet se më 16 shtator (sot) policia ka realizuar operacion në Shtime, Lipjan dhe Drenas. Përgjatë operacionit janë gjetur një kallashnikov, dy pushkë, një revole, mbi 100 fishekë dhe pesë telefona, shkruan Insajderi.

    “Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në vazhdën e angazhimeve operacionale dhe pas zhvillimit të veprimeve hetimore, në bashkëpunim me prokurorinë kompetente me datën 16.09.2025 ka realizuar një operacion policor në Shtime, Lipjan dhe Drenas, i cili ka rezultuar me arrestimin e pesë (5) personave të dyshuar meshkuj kosovarë”, thuhet në njoftim.

    “Operacioni policor është zhvilluar pas dyshimeve të bazuara për përfshirje të të dyshuarve të lartcekur në veprat penale ‘importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’ nga neni 364 i KPRK-së, dhe ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ nga neni 366 i KPRK-së, ku me urdhër të gjyqtarit kompetent janë kontrolluar pesë (5) lokacione të ndryshme , në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të personave të dyshuar”, vijon njoftimi.

    Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48-orë. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark