Policia parandalon kontrabandë me cigare në vlerë rreth 80 mijë euro - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia parandalon kontrabandë me cigare në vlerë rreth 80 mijë euro

    Insajderi
    26 August 2025 - 15:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës, konkretisht njësitet policore të Departamentit të Kufirit, Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë, në vazhdën e aktiviteteve për luftimin e veprimeve të kundërligjshme ndërkufitare, kanë parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra.

    Ekipet patrulluese të Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë-Veri, në realizim e sipër të një plani taktik-operativ, bazuar në një informatë të pranuar, me datën 25.08.2025 në fshatin Cerajë-KK Leposaviq, kanë hasur në një automjet të braktisur kombi VW Transporter, ngjyrë e bardhë, me targa RKS, i mbushur me cigare të llojeve të ndryshme, pa banderola, që dyshohet të jenë të kontrabanduara nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës.

    Vlera e përgjithshme e mallit vlerësohet të jetë në total prej 797 000 copë cigare, me vlerë të përafërt prej 80 mijë (80 000) euro.

    Me autorizim të prokurorit të Shtetit, automjeti dhe cigaret e kontrabanduara janë dërguar në terminalin doganor për trajtim të mëtejshëm nga njësitë përkatëse të PK-së dhe nga Dogana e Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark