Policia dhe Dogana e Kosovës parandalon një rast të kontrabandës me mallra për të cilën dyshohet se kanë prejardhje nga Serbia.
Në hyrje të fshatit Novosellë – Kamenicë, Policia dhe Dogana e Kosovës dhe Stacionin për Mbikëqyrje të Kufirit –Muqivercë, në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në teren, ku kanë vërejtur një veturë për të cilën kishin informatë se ishte duke kontrabanduar mallra nga Serbia përmes fshatit Breznicë.
Në njoftimin thuhet se gjatë kontrollit të automjetit i cili drejtohej nga H.Gj (mashkull), është vërejtur se i dyshuari kishte pasur të ngarkuar rreth 250 pako me argeta me nga 14 copë, gjithsej 3500 copë për të cilat nuk kishte asnjë dokument dhe dyshohet se kanë prejardhje nga Serbia. /Insajderi.org/
Njoftimi i plotë: