Një patrullë e Policisë së Kosovës në Pejë ka bërë shkelje të rregullave të komunikacionit duke parkuar veturën e policisë në vende që janë të ndaluara, shkruan Gazeta Insajderi.
Një qytetarë nga Peja ka fotografuar veturën e policisë të parkuar para hyrjes së një objekti banesor në këtë qytet duke bllokuar hyrjen dhe daljen në parking të objektit.
Dëshmitari okular thotë se ka parë teksa policët kanë dalë nga vetura dhe kanë hyrë në maketin që ndodhej afër duke lënë automjetin e policisë aty.
Më poshtë Gazeta Insajderi ju sjell edhe fotografitë nga vendi i ngjarjes: