Policia për arrestimin e Molliqajt dhe aktivistëve të PSD-së, thotë se u lënduan tre policë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Policia për arrestimin e Molliqajt dhe aktivistëve të PSD-së, thotë se u lënduan tre policë

    Insajderi
    17 June 2022 - 10:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje për arrestimin e kreut të PSD-së, Dardan Molliqajt dhe katër aktivistëve të tjerë të kësaj partie.

    Për Molliqajn ka thënë se është arrestuar pasi ka pasur urdhërarrest ndaj tij, derisa aktivistët thotë se janë arrestuar pasi kanë penguar zyrtarët policorë, “me ç’rast kanë pësuar lëndime trupore tre zyrtarë policorë”.

    “Prishtinë 16.06.2022 – 17:10. Është raportuar se gjatë realizimit të urdhërarrestit ndaj të dyshuarit mashkull kosovar, zyrtarët policor janë penguar nga disa persona të tjerë me ç’rast kanë pësuar lëndime trupore tre zyrtar policorë. Lidhur me rastin janë arrestuar pesë persona meshkuj kosovarë të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark