Policia e Kosovës brenda një ditë i ka dhënë dy tendere në formë të negociuar. Vlera e tyre së bashku është mbi 400 mijë euro. Një tender u dha për “Shërbimet e transportit të udhëtarëve” dhe tjetri për “Marrje me qera të makinerive të rënda. Tenderi për këtë kontratë iu dha “Company Murseli SH.P.K”, përfaqësuesit e secilës kishin dal para Gjykatës për falsifikim.
Gazeta Insajderi
Me datën 17.12.2024, në platformën e-prokurimi u dhanë dy njoftime për dy kontrata që ka nënshkruar Policia e Kosovës.
Policia zgjodhi që dy tenderët të i jap përmes procedurës se negociuar pa publikimit te njoftimit për kontrate.
Kjo formë e minimizon konkurrencën duke ftuar për ofertim vetëm kompani të cilat Autoriteti Kontraktues dëshiron.
Kontrata e parë e dhënë nga Policia e Kosovës, ka të bëj me transportin e udhëtarëve për nevojat e këtij institucioni.
Vlera e këtij tenderi kap 300 mijë euroshin.
Ndërsa kompania që u shpërblye është “JONI TRAVEL SH.P.K.”.
Sipas dosjes punët që do kryej kjo kompani janë: Të dërgojë Automjete transportuese kurdo që kërkon autoriteti kontraktues në cilindo vend në Republikën e Kosovës si dhe jashtë Vendit sipas nevojave të Policisë së Kosovës.
Një tender tjetër po ashtu u dha dje, duke përdorur procedurën e njëjtë.
Kontrata ka të bëj me “Marrja me qera e makinerive të rënda” dhe vlera e saj është 124 mijë euro.
Ky tender iu besua “Company Murseli SH.P.K”.
Kjo kompani ishte përmendur vitin e kaluar për një aktakuzë që ishte ngritur.
Çka thotë aktakuza ndaj përfaqësuesve të “Company Murseli SH.P.K” ?
Tenderi një burimor i policisë u dha për kompaninë që ishte përmendur për një aktakuzë.
Përfaqësuesit e kompanisë “Company Murseli SH.P.K” kanë aktakuzë të ngritur aktakuzën për falsifikim.
Sipas aktakuzës së ngritur më 22 gusht 2023, të pandehurit Pjetër Qerimi dhe Bledar Kusari, gjatë muajit nëntor të vitit 2019 kanë shkelur nenin 65, 69 dhe nenin 71, paragrafi 3 të Ligjit për Prokurimin Publik, duke paraqitur dokumente të rreme, me qëllim të mashtrimit dhe ndikimit te autoriteti kontraktues.
Aty thuhet se i pandehuri Diamant Murseli në cilësinë e pronarit të biznesit “Grand Construcion” SHPK, me seli në Ferizaj, ka lidh kontratë pune më 4 janar 2017 me pronarin e biznesit N.SH.T “Victory Com”, Pjetër Qerimi, në çmimin total të punëve 150 mijë euro dhe më 15 shtator 2019, lëshon referencën për biznesin në fjalë në vlerë prej 150 mijë euro, për punët që nuk janë kryer. Murseli është menaxher edhe te “Company Murseli”.
Për këto veprime, Murseli, Çmega dhe Dedaj po akuzohen se kanë kryer veprën penale “Falsifikim i dokumentit” nga neni 390, paragrafi 1 të Kodit Penal.
Gazeta Insajderi ka dërguar pyetje në Policinë e Kosovës dhe në kompaninë e lartpërmendur por deri më tani nuk kanë kthyer përgjigje.