
Policia e Kosovës ka konfirmuar raportimet në media lidhur me vrasjen e një personi në Vushtrri.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka bërë të ditur për Insajderin se gjuajtja me armë zjarri ka ndodhur në rrugën “Galip Badivuku”, ku si pasojë e lëndimeve ka vdekur një përreth 19-vjeçar.
Zahiti ka bërë të ditur se dorasi është në kërkim nga policia.
“Rreth orës 20:35 min policia ka pranuar informatën për të shtëna nga arma e zjarrit, ngjarja ka ndodhur në rrugën ” Galip Badivuku” ne Vushtrri. Nga hetimet fillestare behet e ditur se si pasojë e plagëve të pësuara nga arma e zjarrit ka humbur jetën viktima mashkull/ kosovar rreth 19 vjeçar. Njësitet përkatëse policore ndodhen ne vendin e ngjarjes dhe janë në kërkim të personit të dyshuar”, ka thënë ai. /Insajderi.org/