×
  • Lajme
  • Insajderi

    Policia për sulmin ndaj Duriqit: Tre persona të maskuar e sulmuan para banesës së tij

    Insajderi
    25 February 2021 - 10:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lëndime të rënda trupore i janë shkaktuar gazetarit hulumtues të Insajderit dhe autorit të emisionit Indoks Visar Duriqi.

    Duriqi ka realizuar një seri emisionesh hulumtuese të ekspozimit të krimit dhe korrupsionit.

    Sulmi ndaj tij është kryer në hyrje të banesës në Fushë Kosovë pas një debati televiziv.

    Sulmi fizik ndaj tij është bërë nga tre persona ende të panjohur. Tre persona e kishin pritur gazetarin Duriqi, para hyrjes së banesës së tij.

    Këtë për Insajderin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

    Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë se dyshohet se tre persona të maskuar kanë sulmuar me grushte viktimën në hyrje të banesës së tij duke i shkaktuar lëndime trupore.

    “Rreth orës 00:20 është raportuar për një sulm fizik të ndodhur në rrugën “Hamdi Gjarqevci” në Fushë Kosovë”, ka thënë Borovci.

    “Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të informacioneve të para dyshohet që tre persona të maskuar kanë sulmuar me grushte viktimën në hyrje të banesës së tij duke i shkaktuar lëndime trupore”, tha ai.

    Viktima është dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

    Ai ka thënë se policia tashmë ka iniciuar një hetim për zbardhjen e rastit.

    “Aktualisht policia ka iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen me qëllim zbardhjen e plotë të tyre dhe në koordimin me prokurorin e shtetit po ndërmerr veprimet vijuese hetimore për rastin lëndim i rëndë trupor”, ka deklaruar Duriqi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark