VIDEO/ "Policia përdori sprej ndaj qytetarit, pasi u gjobit për parkim të gabuar", avokati pretendon se po bëhet manipulimi i provave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    VIDEO/ “Policia përdori sprej ndaj qytetarit, pasi u gjobit për parkim të gabuar”, avokati pretendon se po bëhet manipulimi i provave

    Insajderi
    30 August 2025 - 17:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Avokati Gent Gjini pretendon se një qytetar është ‘konfrontuar’ nga tre policë për shkak të një kundërvajtjeje lidhur me parkimin e veturës.

    Sipas avokatit të viktimës, rasti ka marrë përmasa shqetësuese, pasi përdorimi i sprejit ndaj qytetarit është fshirë qëllimisht nga shkresat zyrtare të prokurorisë, duke ngritur dyshime për manipulim të hetimeve.

    “Është e pafalshme që një akt i tillë dhune dhe përdorimi i forcës së tepruar nga ana e policisë të fshihet nga shkresat e hetimeve,” tha avokati Gjini.

    Ai theksoi se kamerat e sigurisë të zonës, që dëshmojnë përdorimin e sprejit, janë injoruar nga prokuroria.

     Avokati Gjini ka deklaruar se qytetari ka pasur dëmtime serioze në sy, të cilat kanë kërkuar trajtim të menjëhershëm mjekësor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark