Policia e Kosovës përgatitet për Vidovdanin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e Kosovës përgatitet për Vidovdanin

    Insajderi
    27 June 2016 - 15:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërmarrë masa të nevojshme për mbarëvajtjen e festës religjioze të fesë ortodokse, Vidovdanit.

    Sipas policisë, do të ketë kufizime e bllokime në disa rrugë, në të cilat pritet të mbahen manifestime.

    “Veç kësaj të gjitha automjete e rënda duke përfshirë këtu autobusët, kamionët dhe maunat të cilët qarkullojnë në rrugën magjistrale Gjilan – Prishtinë ne hyrje te fshatit Mramor do të udhëzohen nga ana e policisë që të shfrytëzojnë rrugën alternative. Ndërkaq ato që lëvizin në drejtimin Prishtinë – Gjilan do të udhëzohen nga ana e policisë në hyrje të lagjes Veterriku dhe do të kenë dy mundësi të shfrytëzojnë rrugën alternative”, njofton policia.

    Por, policia thotë se këto masa nuk do të vlejnë për vetura të lehta, civile apo autobusët që bartin në mënyrë të organizuar udhëtarët për të marrë pjesë në ceremoni.

    “Ridrejtim” të komunikacionit do të ketë edhe në rrugën Prishtinë-Mitrovicë/ Insajderi.com

     

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark