Policia publikon foto të dy personave, kërkon ndihmë për identifikimin dhe kapjen e tyre - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia publikon foto të dy personave, kërkon ndihmë për identifikimin dhe kapjen e tyre

    Insajderi
    11 September 2025 - 12:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës, ka publikuar fotografi të dy personave të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj”. Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e tyre.

    Rasti ka ndodhur më 25 korrik të vitit të kaluar, në ora 12:00, në fshatin Jezerc të Ferizajt.

    “Policia Rajonale e Ferizajt, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për publikimin e fotografive të personave në kërkim, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, me qëllim identifikimin, vendndodhjen dhe kapjen e personave të dyshuar. Dyshohet se më datën 25.07.2024, rreth orës 12:00, në fshatin Jezerc – Ferizaj, personat e dyshuar kanë kryer veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj”. Deri më tani, të dyshuarit nuk janë identifikuar. Prandaj, Policia Rajonale e Ferizajt kërkon ndihmën e qytetarëve që kushdo që ka informacione rreth identitetit apo vendndodhjes së tyre, të njoftojë: -stacionin më të afërt të policisë, -përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, – ose në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406. Të gjitha informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark