Policia e Kosovës ka publikuar fotografitë e dy personave dhe po kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e tyre, pasi që dyshohen për disa raste të vjedhjeve.
Bëhet fjalë për disa vjedhje të rënda të ndodhura në fshatin Turjakë në Malishevë.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetin dhe vendndodhjen eventuale të të dyshuarve të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë Policinë e Kosovës, stacionin më të afërt policor, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë: 192 (pa pagesë) dhe 0390310482 (Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë)“, thuhet në njoftimin e policisë.