Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shkuar në pesë arrestimi i personave në aksionin për fajde.
“Lidhur me operacionin policor, i njëjti ka vazhduar dhe në Prishtinë ku janë arrestuar edhe dy të dyshuar, tashmë numri i të arrestuarave është gjithsej pesë. Me aktvendim të prokurorit katër të dyshuar dërgohen në mbajtje, Po ashtu, hetuesit policorë kanë konfirmuar edhe dëshmi relevante për rastin”, thuhet në njoftimin e fundit të policisë.
Lidhur me rastin për Gazetën Insajderi ka dhënë detaje zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikqi, i cili tha se në Pejë janë ndaluar katër persona.
Ata dyshohen për “Fajde, Detyrim dhe Rrëmbim”.
“Me kërkese te Prokurorisë Themelore në Pejë, Departamentit të Krimeve të Renda, Policia e Kosovës ka bastisur disa lokacione në kompetence territoriale të Prokurorisë Themelore ne Pejë dhe janë arrestuar dhe ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit 4 persona të dyshuar për veprat penale Fajde, Detyrim dhe Rrëmbim”, tha Shkodran Nikçi për Insajderin.
Pamje nga arrestimet: