Policia dje ka zhvilluar një aksion policor në veri të vendit ku mbylli pesë objekte të komunave ilegale.
Policia e Kosovës ka publikuar pamje nga ky aksion.
“Pamje nga operacioni policor i realizuar me 30.08.2024 në veri të Kosovës, bazuar në kërkesën e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal për ndërprerjen e aktiviteteve ilegale dhe mbylljen e pesë objekteve të komunave ilegale në veri të Kosovës”, shkruan policia krahas pamjeve.
Pas aksionit të djeshëm të Policisë së Kosovës ku mbylli pesë objekte të komunave ilegale, KFOR-i ka shtuar praninë e tij në urën kryesore në Ibër.