Policia raportoi gabimisht moshën e njërit prej të plagosurve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Policia raportoi gabimisht moshën e njërit prej të plagosurve

    Insajderi
    06 January 2023 - 20:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka dhënë informata shtesë lidhur me moshën e njëri të plagosur në Shtërpcës, të cilën e raportuan gabimisht.

    Sipas njoftimit të fundit, Policia e Kosovës sqaron se njëri nga të plagosurit ka moshë 21-vjeçare dhe jo 31-vjeçare, siç ishte raportuar fillimisht.

    Komunikata e plotë e Policisë së Kosovës:

    Informatë shtesë lidhur me personat e plagosur në Shtërpcë

    Sqarim për media

    Në lidhje me personat e plagosur në Shtërpcë , fillimisht nga informatat e para që kemi pranuar,  ju kemi njoftuar se janë plagosur dy persona, një person 11 vjeçar dhe një person 31 vjeçar.

    Mirëpo, Sektori Rajonal i Hetimeve, pasi ka bërë verifikimin e personave të plagosur dhe moshës së tyre, rezulton të jenë plagosur, një person 11 vjeçar dhe një person 21 vjeçar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark