Policia raporton dy raste të sulmeve seksuale, njëra nga viktimat është e mitur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia raporton dy raste të sulmeve seksuale, njëra nga viktimat është e mitur

    Insajderi
    04 October 2025 - 09:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka raportuar dy raste të ndara të sulmeve seksuale në raportin 24-orësh, njëri në Podujevë dhe tjetri në Lipjan.

    Një grua në Podujevë e kishte raportuar rastin në polici për ngacmim seksual nga një burrë më 22 shtator, ndërsa i dyshuari është intervistuar më 3 tetor. Ai më pas është liruar në procedurë të rregullt.

    Policia këtë rast e ka cilësuar si “sulm seksual dhe trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”, por për këtë të dytën nuk dha asnjë detaj.

    Ndërkaq, një rast tjetër i sulmit seksual ka ndodhur në Lipjan ku dyshohet se një i mitur a sulmuar seksualisht një vajzë po ashtu të mitur.

    Raportet nga policia:

    SULM SEKSUAL & TRAJTIM I PANDËRGJEGJSHËM MJEKËSOR

    Podujevë 22.09.2025-12:45. Viktima femër kosovare, kishte raportuar se ishte ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Më 03.10.2025 është intervistuar i dyshuari dhe i njëjti me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt

    SULM SEKSUAL

    Lipjan 30.09.2025-NN. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij e mitur, dyshohet se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar, po ashtu i mitur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark