Policia raporton një vdekje të dyshimtë në Prizren - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia raporton një vdekje të dyshimtë në Prizren

    Insajderi
    12 April 2022 - 09:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka raportuar se dje ka vdekur një burrë në Prizren derisa ishte duke punuar.

    “Raportohet se viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë përderisa ishte duke punuar. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Dyshohet se viktima ka pasur probleme shëndetësore”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Policia ka njoftuar se me trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

    “Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, shkruhet tutje në njoftim.

    Ndërkohë që rasti po hetohet si “Vdekje e dyshuar”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark