Policia e Ferizajt ka njoftuar se ka realizuar 29 urdhëresa të gjykatave themelore nëpër Kosovë.
Përmes në njoftimi, thuhet se urdhëresat do të vazhdojnë të zbatohen nga ana e policisë edhe ditëve në vijim.
“Policia Rajonale e Ferizajt në bazë të planit operativ realizimi i urdhëresave të gjykatave themelore, gjatë javës që shkoi nga data 06-12/05/2024 ka realizuar 29 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale”, thuhet në njoftim.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës”.
Ata kanë ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë lidhur me këtë.
“Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”. /Insajderi.org/