Policia realizon tri operacione në veri lidhur me sulmin terrorist në Banjskë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia realizon tri operacione në veri lidhur me sulmin terrorist në Banjskë

    Insajderi
    11 October 2023 - 12:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka realizuar tri operacione gjatë ditës së mërkurë lidhur me sulmin terrorist të Banjskës të 24 shtatorit.

    Një gjë të tillë e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani.

    I njëjti ka thënë se s’ka informacione lidhur me atë se çfarë është sekuestruar, por ka thënë se s’ka të arrestuar.

    “Nuk e di çka është sekuestru. Ne jemi hi në bastisje, të arrestuar nuk ka. Më shumë detaje nuk ka, rasti ka të bëjë me Banjskën”, ka deklaruar shkurtimisht ai.

    Përgjatë mbrëmjes së të martës, PK-ja ka realizuar një operacion në një depo në Leposaviq nën dyshimin se ka armatim atje.

    Përgjatë operacionit, janë sekuestruar tri vetura komunale të Leposaviqit. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark