Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrolleve janë gjetur 75 000 (shtatëdhjetë e pesë mijë) euro bankënota të padeklaruara.
Këto para janë gjetur në veturën me me targa RKS, në të cilin gjendeshin tre persona meshkuj kosovarë.
Fillimisht, tek tre personat janë gjetur nga 10 000 (dhjetë mijë) euro bankënota, gjersa gjatë kontrollit të mëtejshëm në një qese plastike të fshehur nën ulësen e prapme të automjetit është gjetur edhe një shumë prej 45 000 (dyzet e pesë mijë) euro bankënota të padeklaruara.
Mjetet financiare të padeklaruara janë sekuestruar dhe i janë dorëzuar agjensionit kompetent për procedurë të mëtejme.