Në orët e para të së mërkurës Policia ka sekuestruar një armë dhe 44 copë fishekë në rrugën “Luan Haradinaj”, në Prishtinë.
Sekuestrimi rezultoi pas ndalimit dhe kontrollit të detajuar që iu bë veturës dhe shoferit.
Ndaj të dyshuarit, A.Sh., 18 vjeç, është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, dhe të njëjtin e proceduan më tej.
Njoftimi i plotë:
Sekuestrohet një armë
Prishtinë 09 gusht 2023 – Sot rreth orës 01:30, Policia e rajonit të Prishtinës respektivisht zyrtarët e stacionit policor Qendra, kanë arritur të gjejnë dhe të sekuestrojnë;
– Një arme të tipit EKOL, si dhe
– Dyzetekatër copë fishekë.
Sekuestrimi rezultoi pas ndalimit dhe kontrollit të detajuar që i’ u bë veturës dhe drejtuesit të saj në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.
Ndaj të dyshuarit;
-A. Sh, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
me rekomandimin e prokurorit të shtetit, hetuesit e stacionit policor Qendra iniciuan një hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, dhe të njëjtin e proceduan më tej.