Policia sekuestron rreth 5 mijë euro, arrestohet një i dyshuar për “falsifikim të parasë” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia sekuestron rreth 5 mijë euro, arrestohet një i dyshuar për “falsifikim të parasë”

    Insajderi
    25 June 2025 - 20:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, njofton se kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore ku dhe është arrestuar i dyshuari L.A., për veprën penale ‘’Flasifikimi i Parasë’’ në bazë të nenit 296 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    “Gjatë realizimit të kontrollit janë sekuestruar një shumë parash të cilat ndërlidhen me veprën penale.

    –         123 fletë formati A4 ku janë të fotokopjuara kartëmonedha prej 10 € dhe 20 €;

    –         12 fletë A4 të prera pasi janë prerë kartëmonedhat;

    –         1 telefon iPhone;

    –         2 x 100€ = 200 

    –         108 x 20€ = 2,160 

    –         40 x 10€ = 400 

    –         23 x 50€ = 1,150 

    –         4 x 100€ = 400 

    –         5 x 50€ = 250 

    –         5 x 20€ = 100 

    –         7 x 10€ = 70 

    –         11 x 5€ = 55 

    Në total shuma e parave të sekuestruara është 4,796.40 €uro”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

    Ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa brenda afatit ligjor Prokurori i shtetit do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, thuhet tutje në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark