Policia sekuestron substanca narkotike në Morinë dhe Prishtinë – dy persona nën hetim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia sekuestron substanca narkotike në Morinë dhe Prishtinë – dy persona nën hetim

    Insajderi
    27 May 2025 - 09:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njësitet e antidrogës të Policisë së Kosovës kanë sekuestruar substanca të dyshuara narkotike dhe pajisje për përpunimin e tyre në dy lokacione të ndara, si rezultat i një hetimi të koordinuar.

    Rreth orës 14:30, në pikën kufitare PKK-Morinë, pas pranimit të informatave operative, policia ka ndaluar një veturë me targa vendore, e drejtuar nga një i dyshuar – mashkull shtetas i Shqipërisë. Gjatë kontrollit të veturës janë gjetur dhe konfiskuar dy qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kanabis-sativa.

    Në vazhdim të hetimeve, është realizuar edhe një bastisje në një banesë në Prishtinë, në adresën e të dyshuarës. Gjatë bastisjes janë sekuestruar: 2-qese në peshë 74 gramë marihuanë, 3-cigare të mbështjella në peshë 5-gramë, 1-fishek, 3-peshore digjitale, 1-Iphone, 1-pasaportë shqiptare në emër të dyshuarës, 1-grinder për bluarje disa qese për paketim të substancave narkotike. Rasti po hetohet nga njësitet kompetente.

    POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE

    Prishtinë / 26.05.2025 – 14:30. Njësitet policore të antidrogës pas pranimit të informatës lidhur me rastin, gjatë kontrollit të veturës me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë, në hyrje në PKK-Morinë kanë gjetur dhe konfiskuar 2-qese substancë të dyshuar narkotike të llojit kanabis-sativa, ndërsa gjatë bastisjes në Prishtinë në adresën e cekur, në banesën e  të dyshuarës kanë gjetur dhe konfiskuar: 2-qese në peshë 74 gramë marihuanë, 3-cigare të mbështjella në peshë 5-gramë, 1-fishek, 3-peshore digjitale, 1-Iphone, 1-pasaportë shqiptare në emër të dyshuarës, 1-grinder për bluarje disa qese për paketim të substancave narkotike. Rasti po hetohet nga njësitet kompetente.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark