Kishte postuar në rrjete sociale fotografi me armë zjarri, policia ia gjen shtëpinë dhe e arreston të miturin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kishte postuar në rrjete sociale fotografi me armë zjarri, policia ia gjen shtëpinë dhe e arreston të miturin

    Insajderi
    24 September 2024 - 10:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë sekuestruar tri armë zjarri në Llapashticë të Poshtme të Podujevës.

    Në njoftimin e policisë thuhet se një person, tashmë i dyshuar, kishte postuar në rrjete sociale fotografi me armë zjarri.

    “Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacionit policor të Podujevës, dje në orët e pasdites kanë sekuestruar tri  armë zjarri dhe municion, në fshatin Llapashticë e Poshtme”.

    Operacioni policor është ndërmarrë në koordinim me prokurorin e shtetit dhe gjyqtarin e procedurës paraprake, pasi nga ana e hetuesve është identifikuar lokacioni dhe personi i dyshuar, i cili kishte postuar në rrjete sociale fotografi me armë zjarri”.

    “Aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme policore ndërkohë që ndaj personit të dyshuar: E.M mashkull, i mitur është iniciuar rast për armëmbajtje pa leje dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 24 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark